Lajme, Njoftime

Të nderuar bashkëqytetarë të Komunës së Zhelinës,
Të nderuar besimtarë të Fesë Islame,
Nesër është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit.
Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.
Uroj që në këtë muaj të Shenjtë, si muaj i mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit mes njerëzve të mbizotërojë paqja dhe harmonia mes secilit.
Në këtë muaj Zoti hap dyert e mëshirës për të gjithë ata të cilët e kryejnë këtë adhurim më përkushtim e devotshmëri.
“Muaji Ramazan, që në të (filloi të) shpallet Kurani, është udhërrëfyes për njerëz, sqarues i rrugës së drejtë, dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush prej jush e përjeton këtë Muaj, le ta agjërojë!” (El-Bekare, 185).
Besoj se ky muaj do e shtojë ndjenjën e mirësisë, të solidaritetit dhe mirëkuptimit mes besimtarëve të konfesioneve të ndryshme dhe etnive.
Ju uroj besimtarëve mysliman që të dalin ngadhënjyes nga muaji i mundësive të ripërtëritjes shpirtërore.
Prandaj, me respekt dhe kënaqësi, në emër të Komunës së Zhelinës dhe në emrin tim personal, Ju uroj këtë Muaj të agjërimit gjithë besimtarëve.
Urime muaji i Bekuar i Ramazanit!
Kryetari i Komunës së Zhelinës
Blerim Sejdiu

https://www.facebook.com/Zhelina.Municipality/videos/782571863764129

Comments are closed.

Close Search Window