Lajme, Njoftime

Sot, së bashku me kryetarin e komunës së Tetovës z. Bilall Kasami dhe komandantin e NJTKZ- Tetovë, promovuam njësinë e disperzuar të zjarrfikësve në komunë të Zhelinës e cila do të shërbejë për raste fatkeqësie të zjarreve si dhe mbrojtje dhe shpëtim në raste komunikacioni.
Komuna e Zhelinës është e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha kërkesave qytetare që të jemi në shërbim çdo herë edhe në këto raste me qëllim që të mbrojmë jetën dhe pronën e qytetarëve!
Njësia do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës së Zhelinës me theks të veçantë fshatrat e viseve malore që të jemi sa më afër tyre në evitimin dhe parandalimin e çdo fatkeqësie.

Comments are closed.

Close Search Window