Pata kënaqësinë që, së bashku me kryetarin e Këshillit komunal, të zhvilloj një takim me drejtuesit dhe përfaqësuesit e KF “Liria” – Zhelinë.
I përgëzova për përkushtimin, punën dhe rezultatet që po i arrijnë në fushën e sportit, duke përfaqësuar me dinjitet komunën tonë dhe duke promovuar vlerat e sportit te të rinjtë.
Me këtë rast, klubi më nderoi me fanellën e ekipit, simbol i përkushtimit dhe shpirtit garues që e karakterizon KF “Liria”. Ky gjest na motivon të vazhdojmë mbështetjen për sportin, sepse çdo sukses i sportistëve tanë është krenari për të gjithë komunën.
Suksese të mëtejshme KF “Liria” në të gjitha garat që ju presin!
Forca Liria!



Last modified: 06/07/2026
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: komunazh@gmail.com & info@zhelina.gov.mk
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1226
Republika e Maqedonisë së Veriut