Data:
17/04/2019
Ora: All Day
Lokacioni:
Ambasada e Zvicrës,
Ambasada e Zvicrës,
Shkup
VIZITË E KRYETARIT TE KOMUNES SË ZHELINËS NË AMBASADËN E ZVICRËS
Mirënjohje e sinqertë për mikëpritjen nga ana e ambasadores së Konfederatës Zvicerane, zonja Sybille Suter Tejada, dhe njëherit mirënjohës diasporës shqiptare, me theks të veçantë nga Komuna e Zhelinës, që përfaqësojnë denjësisht komunën tonë dhe që me punën, kreativitetin dhe përkushtimin e tyre japin kontribut të vazhdueshëm në prosperitetin zviceran, në favor të avancimit të marrëdhënieve tona dypalëshe.
Njëkohësisht, çmoj lartë angazhimin dhe mbështetjen e ambasadës zvicerane që në kuadër të programeve zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim, mbështet Komunën e Zhelinës në drejtim të përmirësimit të mirëqenies së përgjithshme. Ambasadorja shprehu gatishmëri që ky bashkëpunim i ndërsjellë të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të realizimit të projekteve që janë në progres e sipër.