Fotogaleri, Lajme, Njoftime

ME RASTIN E 7 MARSIT, DITËS SË MËSUESIT

“Fillimisht, më lejoni që në këtë datë të veçantë, me rastin e festës së 7 Marsit, të gjithë arsimdashësve dhe pishtarëve të arsimit t’ju uroj Ditën e Mësuesit, dhe njëherit me mirënjohje të thellë kujtojmë veprimtarinë dhe rolin e veçantë të tyre për të edukuar brezin e ri, që me zell dhe përkushtim kontribojnë në përhapjen e diturisë dhe që me idetë e tyre përparimtare u ndriçojnë e u hapin rrugën masave të gjera te popullit. 
Mesazhi im është që, çdo i ri duhet të kujtojë me mall dhe respekt të veçantë mësimdhënësin e parë, veçanërisht gjeneratën e arsimdashësve të cilët edhe përkundër peripecive nga pushteti i atëhershëm, arritën të kultivojnë gjenerata të studiuesve të mirëfilltë.”

Me respekt,
Kryetari i Komunës së Zhelinës – Blerim Sejdiu

Comments are closed.

Close Search Window