Kryetari Blerim Sejdiu kishte kënaqësinë dhe nderin që sot ,me rastin e Ditës së 7 Marsit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas 8 Marsit, të mirëpresë mësimdhënëset e shkollave fillore komunale.Në shenjë respekti, Kryetari Sejdiu mbajti fjalim përshëndetës dhe njëherit shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e dhënë në fushën e arsimit.
FJALIMI PËRSHËNDETËS I KRYETARIT BLERIM SEJDIU, ME RASTIN E FESTËS SË 7 DHE 8 MARSIT
“Të nderuara Zonja, Mësimdhënëse të shkollave, Këshilltare dhe ju të nderuara Nëpunëse të administratës,
Më lejoni që në këtë ditë të veçantë, me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit, të shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin e dhënë në fushën e arsimit dhe përkushtimin tuaj në edukimin e brezave të rinj. Beteja e grave për të fituar të drejtat e tyre edhe në formë institucionale, i ka rrënjët që nga Marshimi i 15000 grave më 8 Mars të vitit 1908, në New York, me të vetmin synim , barazi gjinore në nivel ndërkombëtar. Krahas këtyre koncepteve ndërkombtare për arritjen e barazisë gjinore, edhe në hapësirën shqiptare, beteja e grave që synonte emancipimin dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare hasi në obstruksione dhe vështirësi, por që sërish kulminoi me mobilizim të gjithanshëm ,dhe në këtë drejtim roli i gruas në mësimdhënie arriti të bindë masën e gjerë se vetëm arsimi na shpie në rrugën e suksesit.
Në fund, sërish shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin e dhënë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, me theks të veçantë në vatrat arsimore të Komunës së Zhelinës.”
Gëzuar festat!
Me respekt,
Kryetari Blerim Sejdiu