Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Sot u zhvillua moduli i parë në kuadër të projektit “Zhelina komunë evropiane”, në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtime Strategjike 3A, ku pjesë e trajnimit ishin administratorët e njësive administrative përkatëse. 
“Procesi i decentralizimit fiskal në RMV- Buxheti komunal si instrument i zhvillimit ekonomik lokal”, ishte një nga temat që trajtoi eksperti i lëmisë prof.dr. Jeton Mazllami ,si mundësi që administrata të njihet më mirë me gjendjen dhe perspektivat zhvillimore të komunës me qëllim të menaxhimit të suksesshëm me mjetet financiare.

Drejtuesit e Njësive shkëmbyen këndvështrimet e tyre në lidhje me problematikat dhe vështirësitë gjatë ecurisë së procesit të decentralizimit fiskal dhe mënyrat e tejkalimit të tyre.

Për më tepër, ky trajnim do t’ju shërbejë sektorëve përkatës në ngritjen e kapaciteteve, për përkrahjen e ZHEL dhe në mbështetje të kreut të komunës me politikat proaktive.

Comments are closed.

Close Search Window