Ditën e nesërme, me fillim në ora 8:00, vijon aksioni për riparimin e ndriçimit publik💡👨🔧 në territorin e Komunës së Zhelinës, ku do të ndërrohen poçet e vjetra dhe do të intervenohet në rregullimin e defekteve në rrjet.
Ekipi përgjegjës për mirëmbajtjen e ndriçimit publik, do të qëndrojë në terren në rast se ka nevojë për intervenim, me ç’rast qytetarët mund të paraqesin kërkesat për intervenim deri tek institucioni i Komunës së Zhelinës.

Efikasitet të shërbimeve në çdo rrugë, në çdo fshat, duke zgjidhur çdo problem të komunitetit✅