Gjatë ditës së sotme, vijoi fushata për dhurimin e gjakut, me ç’rast iu përgjigjën thirrjes mjaft dhurues vullnetarë, përfshirë edhe Kryetarin Sejdiu dhe pjesëtarë të administratës komunale. Kryetari Sejdiu shprehu bindjen që kjo eksperiencë e dhurimit të gjakut do të ngrisë nivelin e ndërgjegjësimit në shërbim të mirëqenies së përgjithshme qytetare.
Dhurimi i gjakut është një akt human që rrit ndjenjën e mirëqenies, për tu dhënë mundësi atyre që kanë nevojë në momente të vështira të jetës.