Lajme, Njoftime

Ne bazë të Marrëveshjes për bashkëpunim mes Agjencionit për punësim të R.M.(APRM), Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe komunës së Zhelinës, Plani operativ per programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2019, e miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 
Programi “Punë e dobishme komunale” e finansuar nga Buxheti i Agjencionit për punësim të RMV, ka publikuar:

Njoftim Publik Deri tek personat e evidentuar si të papunë të cilët janë të interesuar ti bashkangjiten Programës “Punë e dobishme komunale”, projektit “Së bashku mundemi” për angazhim punë me orar të pjesshëm për një periudhë gjashtë mujore dhe nëntë mujore me qëllim të fitimit të njohurive dhe përfshirjes në tregun e punës, të #regjistrohen në Agjensionin për Punësim – Qendra për punësim në Tetovë.

Personat e papunë të regjistruar që do të aplikojnë për pjesëmarrje në Programën “Punë e dobishme komunale” duhet të jenë pjesë e njërit nga grupet e poshtëshnëuara :

– Persona të rinj deri në moshën 29 vjeç;

– Persona të cilët kanë pasur status të fëmijëve pa prindër dhe pa kujdes prindëror;

– Persona me arsim fillor dhe të mesëm të pa mbaruar;

– Personat të cilët janë shfrytëzues të ndihmës sociale ose të furnizimit me para në bazë të papunsisë;

– Prindër që i përmbajnë vetë fëmijët;

– Persona të papunësuar për një kohë më të gjatë ( mbi 12 muaj evidencë );

– Persona më të moshuar se 50 vjet.

Per kandidatët të cilët do të inkuadrohen në Programën “Punë e dobishme komunale” parashikohet një kompenzim në vlerë prej 9.000.00 denarësh në muaj që përfshin tatimin mbi të ardhurat personale dhe sigurimin e aksidenteve në punë.

Personat e interesuar të cilët janë të papunë, aplikimet për pjesëmarrje në Programën “Punë e dobishme komunale” mund t’i marrin dhe dorzojnë tek Agjensioni për punësim – Qendra për punësim Tetovë në periudhën prej 01.08.2019 deri në 14.08.2019 nga ora 08:00 deri në ora 14:00, si dhe aplikime për pjesëmarrje mund të bëhen edhe online në linkun e poshtëshënuar, pasi të regjistrohen në Agjensionin për Punësim – Qendra për punësim në Tetovë.

Link:
https://docs.google.com/…/1FAIpQLSckRRskwNa_nFMzN…/viewform…

Persona për kontakt dhe që do të udhëheqin procesin për të rinjtë e interesuar në komunën e Zhelinës janë: 
Enes Bilali: 075-706-553
Selva Mustafi: 076505356
Radmila Serafimovska: 070-283-729

Zyra për Informim
Komuna e Zhelinës

Një mundësi më shumë për punësimin e të rinjve në Komunën e Zhelinës

Bashkëpunimi i Komunës së Zhelinës me UNDP, ne lidhje me projektin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut “Garanci për të Rinjë” me të cilin të rinjve u sigurohet mundësi për trajnim, punësim, rikualifikim, themelim të biznesit vetanak, punësim ose përsosje arsimore i cili filloi të zbatohet në të gjitha komunat e rajonit të Pollogut, i organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencionit për punësime.

Ky është një shans për të gjithë të rinjtë nga mosha 15 deri në 29 vjeç që janë në grupin NEET (personat të cilët nuk janë të punësuar) të regjistrohen në Agjencionin për punësim dhe për një kohë të shkurtër të marrën mundësi të garantuar për #trajnim dhe #Punësim.

Persona për kontakt që do të ndihmojnë dhe udhëheqin procesin për të rinjtë në komunën e Zhelinës janë:

Akif Kariman: 076-242-211
Enes Bilali: 075-706-553
Radmila Serafimovska: 070-283-729

Në kuadër të Garancionit për të Rinjë ka punëtorë në terren të cilët informojnë për Garancën për të Rinjtë dhe japin mbështetje për të rinjtë që të jenë aktiv në tregun e punës.

Ndjehuni të lirë për ti kontaktuar dhe të merni informatë në lidhje me procesin dhe përfitimet nga ky projekt i dedikuar per Punësimin e të Rinjëve.

Aplikimi mund të bëhet edhe në linkun e poshtëshënuar.

Zyra për informim,
Komuna e Zhelinës

Comments are closed.

Close Search Window