Lajme, Njoftime

Të dashur bashkëqytetarë,

Një sqarim rreth hapjes së rrugës së re Novosellë-Rogle.

Përmes këtyre fotografive j’ua paraqesim punimet e hapjes së rrugës më të re në komunën e Zhelinës, e cila do të lidhë dy fshatrat Novosellë dhe Rogle.
Edhe pse, projektimi i kësaj rruge ende nuk është gati, ne në konsultim me banorët e Novosellës u dakorduam që, pasi së shpejti do fillojë asfaltimi i rrugës kryesore brenda fshatit, do duhet të hapet kjo rrugë e re, e cila do të shërbejë si alternativë e qarkullimit të qytetarëve në rast nevoje.
Rruga e re që do lidhet me Roglen, pasi ishte jashtë planit tonë për këtë periudhë të realizimit, ne si komunë përsëri (me qëllim të ndihmesës së qytetarëve tanë) u pajtuam që bashkarisht me banorët e Novosellës t’i mbulojmë shpenzimet e këtyre punimeve.

Falenderojmë të gjithë që ndihmuan dhe kontribuuan!

Komuna e Zhelinës,
Zyra për informim

Comments are closed.

Close Search Window