Lajme, Njoftime

Pas një pune të gjatë e të pandërprerë, sot zyrtarisht lëshuam në përdorim Rezervuarin e Ujësjellësit kyesorë për vendbanimet e komunës së Zhelinës.

Ky projekt realizohet përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Ky projekt gjithsej kushton 41.000.000 den, nga to Komuna e Zhelinës do të kofinancojë 8.000.000 den, kurse pjesën tjetër me vlerë prej 33.000.000 den Banka Evropiane për Investim.

Kapaciteti i këtij rrjeti të ujësjellësit do të ketë tre bunare kurse në këtë periudhë funksionale do jenë vetëm dy bunare.
Të dy bunaret do të sigurojnë minimun 60 litra ujë për sekond.

Është e rëndësishme të përmendet se me këtë ujësjellës (në këtë fazë) është zgjidhur problemi i kahmotshëm i mungesës së ujit të pijshëm për banorët e fshatit Zhelinë.

Së shpejti vazhdojmë me realizimin e fazës tjetër ku problemi i ujit të pijsh do të zgjidhet për banorët e Pallaticës, Treboshit, Uzurmishtit, Leshnicës, Dëbërcës, Grupçinit, Çiflikut, Llërcës, Kapazhdollit, Novosellës dhe Rogles.

Faleminderit për durimin!

Komuna e Zhelinës

Comments are closed.

Close Search Window