Lajme, Njoftime

Të nderuar bashkëqytetarë,

Ju njoftojmë se pas disa intervenimeve në terren, arritëm që të shuajmë zjarrin mbi fshatin Leshnicë të komunë së Zhelinës.

Pas disa ditësh intervenim në terren, bashkë me kolegët e NPK-së, administratën e komunës, Njësinë rajonale të zjarrfikësve – Tetovë, si dhe Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim e cila intervenoi me aeroplan, arritëm që të shuajmë zjarrin që disa ditë me rradhë përhapej nëpër disa pjesë të maleve të territorit të komunës së Zhelinës, gjegjësisht mbi fshatin Leshnicë.

I sigurojmë qytetarët se nuk ka nevojë për shqetësim.
Gjithçka është nën kontrollin tonë respektivisht organeve kompetente.
Ju lutemi të gjithëve që të jemi më të kujdesshëm.

Komuna e Zhelinës
Zyra për informim

Comments are closed.

Close Search Window