Lajme, Njoftime

Komuna e Zhelinës fiton edhe një Projekt të rëndësishëm nga Mbështetja Nordike (Ambasada e Norvegjisë) përmes UNOPS-it.

Të nderuar,
Në aplikimin e shpallur për Projektet e infrastrukturës lokale e publikuar nga Mbështetja Nordike për projektet e Maqedonisë së Veriut, Komuna e Zhelinës aplikoi me Projektin e rikonstruimit të objektit të shkollës fillore “Ibrahim Temo”-Strimnicë.
Nga rezultatet e marra nga UNOPS Komuna e Zhelinës arriti të rangohet në top katër komunat fituese të këtij projekti.
Duke e pasur parasysh se Mbretëria e Norvegjia nuk ka Ambasadë në Shkup, ne arritëm që të fitojmë këtë projekt nga Ambasada e Norvegjisë në Beograd.
Vlera e këtij projekti në total do të arrijë 140.000 euro, kurse 90.000 USD kemi siguruar nga Ambasada e Norvegjisë përmes UNOPS.

Në zyrat e Komunës së Zhelinës nënshkruam Marrëveshjen me UNOPS.

Komuna e Zhelinës

Comments are closed.

Close Search Window