Të nderuar bashkëqytetarë,
Ashtu siç paralajmëruam disa ditë më parë, sot më 12 Shtator, bëmë hapjen zyrtare të nisjes së punimeve të rekonstruimit të rrugës Trebosh-Tetovë, bashkarisht me Ministrin e Vetqeverisjes Lokale, kryetaren e komunës së Tetovës, drejtorin e Byrosë së Zhvillimit Regjional dhe drejtorin e Qendrës së Zhvillimit Planor të rajonit të Pollogut.
Sipas projektit, kjo rrugë është e gjatë 1350 m gjatësi, 5.5 metre gjërësi si dhe 1.2 m gjërësia e trotoarit. Vlera totale e këtij projekti do të jetë 11.500.000 denarë, ku komuna e Zhelinës është kofinancues me 2 milion denarë, Komuna e Tetovës me 1 milion denarë dhe Ministria e Vetqeverisjes lokale me 8 milion denarë.
Me realizimin e këtij projekti, dëshmojmë për seriozitetin dhe përkushtimin e punës sonë, duke përmbushur një premtim për banorët e Komunës së Zhelinës, respektivisht banorët e Treboshit, Pallaticës dhe Uzurmishtit, si dhe vendbanimet e komunës së Tetovës të cilët poashtu qarkullojnë në këtë rrugë.