Lajme, Njoftime

Komuna e Zhelinës ka filluar me punimet për rikonstruimin e rrugës në fshatin Strimicë, projekt ky që është premtuar gjatë 20 viteve.

Rikonstruimi i rrugës së Strimnicës, e cila kap gjatësinë prej 1620 metrash do të financohet nga Komuna e Zhelinës dhe Agjensioni për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky projekt kap totalin e 21,707,858 denar.

Në pjesën 1420m me vlerë prej 13.608.543 den, Komuna e Zhelinës kofinancon me 18%, kurse në pjesën me gjatësi shtesë prej 200m, Komuna e Zhelinës participon me 100% nga vlera. Për më tepër,komuna e Zhelines ne total do të ndaj mjete nga buxheti i saj në vlerë prej 90.000 euro

Ky projekt ka rëndësi të veçant për zhvillimin e vendbanimeve rurale dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të komunës të Zhelinës.

Punë
Jo_Fjalë

Comments are closed.

Close Search Window