Lajme, Njoftime

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zhvilloi një takim pune me kryetarin e komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e gjertanishëm midis Ministrisë dhe kësaj vetëqeverisje lokale në lëmin e mjedisit jetësor. Ata diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin e mundshëm në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të planifikuara në të ardhmen në këtë komunë, si dhe mundësitë e ofrimit të mbështetjes financiare për të njejtat.

Gjithashtu me Ministrin Nuredini biseduam për temat e ruajtjes së ambientit jetësor në Komunën e Zhelinës, respektivisht projektet e kanalizimit në Zhelinë dhe vendbanimet tjera.
Falenderojmë Ministrin Nuredini për mikpritjen, transparencën dhe korrektësinë ndaj kërkesave tona si komunë.

Comments are closed.

Close Search Window