Të nderuar qytetarë,
Komuna e Zhelinës ka nderin t’ju ftojë më datë 07.11.2019 (e enjte), me fillim në ora 16:30, në ambientet e SHFK “Luigj Gurakuqi” në f. Zhelinë, ku do të mbahet Sesioni i katërt me radhë i forumit të projektit “Fuqizimi i këshillave komunale”.
Ky projekt financiarisht është mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC dhe implementohet nga ana e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP.
Me këtë ftohen të gjitha palët e interesuara, para së gjithash qytetarët, OJQ-të, përfaqësuesit e sektorit të biznesit, institucionet arsimore, sociale etj., që të marrin pjesë në sesionin e forumit.
Me respekt,
Komuna e Zhelinës
