Lajme, Njoftime

Në komunën e Zhelinës u realizua Forumi i IV me radhë dhe sesioni i fundit për këtë vit.
Forumet e organizuara në bashkësi nga programi i Angjensionit Zvicerian për zhvillim dhe bashkëpunim – SDC dhe UNDP të cilat kanë për qëllim transparencën dhe participimin e qytetarëve në vendimarrje.

Në këtë sesion pjesëmarrësit ndoqën prezantimet e pesë projekteve me të cilat kanë aplikuar si grupe punuese gjatë tre sesioneve paraprake dhe votuan me pikë çdo projekt sipas vlerësimit nga shtatë grupet punuese.
Projektet të cilat u ranguan të parat në listë duke grumbulluar më shumë pikë nga projektet tjera ishin:
1. Rikonstruimi i sh.f.k “Rahmetullah Ameti”- f.Çiflik
2. Instalimi i nxemjes qendrore në sh.f.k “Luigj Gurakuqi”- f. Leshnicë e epërme.
3. Rikonstruimi i nyjeve sanitare “Fan Noli” – Pallaticë.

Me mjetet e destinuara për Komunën e Zhelinës nga SDC dhe UNDP do të arrijmë të realizojmë më së paku 1 dhe më së shumti tre projektet e përzgjedhura nga ana e qytetarëve pjesëmarës nëpër Forume.

Me respekt,
Komuna e Zhelinës

Comments are closed.

Close Search Window