26/11/2019| Fotogaleri, Lajme, Njoftime
Sot në Shkup, u zhvillua Konferenca vjetore për Decentralizim dhe Qeverisje Lokale e cila do të zgjatë dy ditë rradhazi, 21-22 Nëntor 2019, e organizuar nga UNDP Maqedoni. Në këtë Konferencë morrën pjesë disa ministra dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Shefi i Delegacionit Evropian dhe Koordinatorja e përhershme e UNDP për Maqedoni.
Nga kryetari i Komunës së Zhelinës u ngritën disa çështje që janë në kundërshtim me frymën e decentralizimit, e që janë në fuqi, si p.sh.:
▪Ndryshimi i Ligjit të ri të arsimit fillor, me anë të cilit Ligj, në vend se të decentralizohen po centralizohen skajshmërisht kompetencat e arsimit nga Pushteti lokal në atë qendror;
▪Kompetencat dhe procedura e tokave bujqësore në ato ndërtimore si dhe procedura e planeve urbanistike, ende është tepër e centralizuar dhe shumë burokratike, që komunave ju merr vite kohë;
▪Kompetencat në shumë sfera tjera si financiar, kulturor, komunikacion, etj., ende janë në fazën e centralizuar;
▪Të delegohen kompetencat nga pushteti qendor në atë lokal, paralelisht me bllok dotacionet e caktuara (financiare).
Komuna e Zhelinës.
Last modified: 26/11/2019
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut