Nisur nga situata emergjente që po përjeton Republika e Shqipërisë, ku janë regjistruar një sërë tërmetesh deri në këto momente, ndërsa raportohet për dëme dhe viktima në njerëz, ju njoftojmë se Komuna e Zhelinës në koordinim me Këshillin e Emergjencave të Komunës së Zhelinës, vendosi të anulojë të gjithë aktivitetet që ndërlidhen me festat e Nëntorit, në shenjë solidarizimi me popullin shqiptar dhe institucionet shqiptare.
Në këto rrethana dhe çaste trishtuese për qytetarët e Shqipërisë, në emër të qytetarëve të Komunës së Zhelinës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, ndërkaq të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë.
Komuna e Zhelinës,
Zyra për informim.
Last modified: 26/11/2019
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut