Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Trajnim në vendin e punës

Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me UNDP dhe AFO, organizoi trajnimin interaktiv me temë kryesore “Procesi i buxhetimit, miratimi i buxhetit dhe zbatimi i tij” dhe me temë specifike “Roli i këshillit komunal në procesin e buxhetimit pjesëmarrës (participativ)”.
Ky trajnim i dizajnuar posaçërisht me qëllim të zhvillimit të temave të hapura, specifike dhe çështjeve të identifikuara bashkërisht me këshilltarët e komunës së Zhelinës i cili zbatohet në periudhën e përgaditjes të buxhetit komunal i cili synon të risë njohuritë praktike dhe aftësitë e këshilltarëve komunal në fushën e procesit të buxhetimit, miratimit të buxhetit dhe zbatimit të tij.
Ky trajnim është pjesë përbërëse e projektit
“Fuqizimi i këshillit komunal” i realizuar nga UNDP dhe financuar nga SDC.

Me respekt,
Zyra për informim
Komuna e Zhelinës

Comments are closed.

Close Search Window