Sot, Komunën e Zhelinës e vizitoi zëvendës Ministresha e Punës dhe Politikës Sociale znj.Sanela Shkrijel, ku bashkarisht me Kryetarin e komunës së Zhelinës promovuan hapjen e Zyrës për çështje sociale, e locuar në hapësirat e kësaj Komune.
“Gëzohemi shumë që Marrëveshja jonë e nënshkruar para disa muajve me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, sot bëhet realitet. Pra, duke nisur nga sot, qytetarët e komunës së Zhelinës do të kenë zyrë të posaçme e cila do të shërbejë për informacionet e kompetencave sociale, për të drejtat e fëmijëve parashkollorë, ndihmave sociale, të drejtat dhe sherbime në lidhje me pensionet, etj. Tani më, qytetarët e komunës së Zhelinës nuk kanë nevojë të shkojnë e të presin rradhë në Qendrën sociale në Tetovë, për një informacion të thjeshtë.
Si Komunë e Zhelinës punojmë vazhdimisht që shërbimet e pushtetit qendror t’i sjellim sa më afër qytetarëve tanë. Falenderojmë edhe njëherë këtë ministri që realizon projektet e decentralizimit të pushtetit dhe lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve tanë” – theksoi i pari i kësaj komune Blerim Sejdiu.
Zhelinë, hapet zyra ndërkomunale për punë socialeZhelinë, hapet zyra ndërkomunale për punë sociale
Posted by Tv Uskana on Thursday, 23 January 2020
Last modified: 24/01/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut