Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Korçës të R. së Shqipërisë z.Sotiraq Filo, pata nderin të prezantoj në një event kaq inovativ për kohën tonë i titulluar #KorcaDigitalWeekend
Aty pata rastin të takoj edhe ish kryetarin e Bashkisë së Korçës dhe aktualisht deputetin nga Korça në Parlamentin e R. së Shqipërisë z.Niko Peleshi. Poashtu, me ftesë të tij më nderoi edhe Rektori i Universitetit shtetëror “Fan S. Noli” në Korçë prof.dr.Ali Jashari

Eventi Korca Digital Weekend për qëllim ka transformimin dixhital i cili po përfshin sot Industrinë, sipërmarrjen, shërbimet sociale, tregun e punës, jetën komunitare.
Teknologjia ka sfiduar cdo fushë të jetës duke krijuar hapësira të pashkelura dhe avantazhe të pakrahasueshme për zhvillim. Koha kërkon INOVACION dhe KREATIVITET për të siguruar konkurrueshmëri.
Këto dituri inovative duam që një ditë të aplikohen edhe nga të rinjë dhe të rejat e Komunës së Zhelinës dhe më gjërë.

Comments are closed.

Close Search Window