Korça dhe Zhelina, sot janë edhe më afër!
Të ndjekim hapat e të ecim drejtë rrugës së më të suksesshmëve. Me Korçën do shkëmbejmë ekperiencat e njëra-tjetrës, sidomos komuna jonë do të ketë nderin dhe privilegjin që të frymëzohet nga eksperiencat e Bashkisë Korçë, e cila dallohet edhe për vlerat e lashta kulturore e qytetare.
Gjatë takimit me zv.kryetarin e bashkisë Kletjon Kita, Sejdiu vlerësoi Korçën si një nga qytetet model për ruajtjen e trashëgimisë dhe zhvillimin e turizmit i cili e ka bërë Korçën një nga qytetet më atraktive dhe më të vizituara në çdo stinë.Gjatë takimit u diskutuan ide mbi mundësitë e bashkëpunimit mes Korçës dhe Zhelinës në fusha të ndryshme.
Last modified: 07/02/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut