07/03/2020| Fotogaleri, Lajme, Njoftime
“E nderuar familje Ramadani,
Të nderuar miq, bashkëveprimtarë
Të nderuar të pranishëm,
Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmive dhe të gjithë atyre që kishin privilegjin të njohin profesorin dhe mjekun e parë ligjor në Maqedoninë e Veriut me prejardhje nga Zhelina, dr.Agim Ramadanin.
Në këtë mbledhje komemorative, të gjithë ne reflektojmë në veprimtarinë, kontributin shkencor dhe mjekësor të mikut tonë, qytetarit të vyer nga komuna e Zhelinës i cili la pas vetes merita dhe vepra të dobishme për gjeneratat që vijnë.
Me përvojën e tij disa dekadëshe si udhëheqës i Mjekësisë Ligjore dhe Patologjike në Tetovë la gjurmë të pashlyeshme në praktikën e mjekësisë ligjore. Njëkohësisht, ishte motivues i vërtetë i studentëve, për aq kohë sa ishte ligjërues si profesor i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup dhe Tetovë.
Shprehim mirënjohje dhe respekt të veçantë ndaj veprës dhe figurës së shquar të dr.Agim Ramadanit, i cili la gjurmë të pashlyeshme në fushën shkencore si qytetar i komunës së Zhelinës. Të rrojmë e ta kujtojmë.”
Last modified: 07/03/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut