Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Të nderuar të pranishëm,
Sot, nga ky tempull i dijes që mban emrin e rilindasit tonë Pashko Vasa, ju Uroj të gjithë arsimtarëve DITËN E MËSUESIT.
Sot, jam pak sa i emocionuar kur shoh këtu pranë arsimtarët që na mësuan dje, e sidomos arsimtarin tim të parë që është duke më dëgjuar në këto momente.
Sot, ne përkujtojmë edhe veprimtarinë e veteranëve të arsimit të cilët edhe përkundër peripecive të ndryshme të asaj kohe, nuk ndaluan së arsimuari gjeneratë pas gjenerate, duke arritur të kultivojnë gjenerata të studiuesve të mirëfilltë.
Sot, gjendemi edhe në vendin e dëshmorit kombëtar Rahmetulla Ameti, ku afër nesh qëndron edhe shtatorja kushtuar veprës së tij për liri. Ai dha jetën që ne sot të arsimohemi, të jetojmë e festojmë të lirë.
Të dashur arsimtarë dhe prindër,
Komuna e Zhelinës, gjatë kësaj periudhe dy vjeçare, vazhdimisht ka investuar në objektet shkollore, me qëllim që të krijojmë kushte sa më cilësore për arsimimin e nxënësve tanë.
Më lejoni që tju njoftoj çfarë kemi realizuar në këto dy vite në shkollat tona:
▪Realizuam rekonstruimin e plotë të objektit të shkollës fillore “Fan Noli” në Pallaticë;
▪Instaluam nxehjet qendrore në objektin e shkollës fillore “Fan Noli” Uzurmisht;
▪Për momentin jemi duke realizuar rekonstruimin e plotë të objektit të shkollës fillore “Ibrahim Temo” në Strimnicë;
▪Vendosëm fasadë të re izoluese dhe ngjyrosëm sh.f.k “Rahmetulla Ameti” në Llërcë;
▪Vendosëm dritare të reja në gjithë objektin e shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë;
▪Fituam grantin për fasadaimin izolues dhe ngjyrosje të sh.f.k. “Pashko Vasa” Grupçin;
▪Fituam projektin për rekonstruimin e sh.f.k.”Rahmetulla Ameti” në Çiflik, nga UNDP, projekt i cili do të realizohet së shpejti;
▪Vendosëm rrethojën e fushës së sportit në sh.f.k. “Pashko Vasa” në Dëbërcë;
▪Këtë vit nisim me ndërtimin e objektit të ri shkollor në sh.f.k. “Pashko Vasa” në Cerovë;
▪Së shpejti do të investojmë edhe në shkollën “Fan Noli” Trebosh, “Luigj Gurakuqi” Leshnicë e epërme dhe “Hasan Tahsini” Merovë dhe Sallarevë, për të përmbyllur investimin tonë në të gjitha shkollat që gravitojnë në Komunën e Zhelinës
Jemi duke punuar që të zgjidhim edhe kontestin pronësoro- juridik në vendin e objektit të ri të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Leshnicë të poshtme.

Urime e gëzuar Festën e Mësuesve tanë si dhe 8 Marsin ditën e nënave, grave dhe motrave tona. Shumë shëndet dhe suksese! Faleminderit!

I Juaji,
Kryetari i komunës së Zhelinës
Blerim Sejdiu

Pjesë nga aktivitetet e 7 Marsit 2020

Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës fillore komunale “Luigj Gurakuqi”-Zhelinë, me rastin e festës së 7 Marsit organizuam edhe turnir futsalli.
Mirënjohje pjesëmarrësve e shpërblime më të mirëve.

Comments are closed.

Close Search Window