Të nderuar,
Nga nesër 22 Mars, duke filluar nga ora 21:00 deri ora 06:00 e mëngjesit, do të zbatohet Ora Policore në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut respektivisht në Komunën e Zhelinës.
Apelojmë deri tek qytetarët tanë, që të respektojnë periudhën e Orës Policore.
Kam besim të plotë tek ju!
Durim, bëhet fjalë për shëndetin (jetën) e të gjithë neve.
Sqarim:
Brenda periudhës së Orës policore mund të lëvizin vetëm ata që kanë raste urgjente, të sëmurë apo të ngjajshme.
Ju faleminderit që jeni të vëmendshëm!
Komuna e Zhelinës
Last modified: 21/03/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut