27/03/2020| Fotogaleri, Lajme, Njoftime
Të nderuar bashkëqytetarë,
Sot, në Komunën e Zhelinës u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit komunal të Emergjencave në një format të zgjeruar me përfaqësues nga SPB-Grupçin, Mjek nga punkti diagnostifikues, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Qendra për menaxhim me krizat, Kryqi i Kuq, përfaqësues nga BFI, gjegjësisht Imamët e xhamive, kryetarë të bashkësive lokale, shoqatat joqeveritare dhe sektori civil.
Mbledhja u mbajt me qëllim të informimit të detajuar me situatën momentale mbi luftimin e virusit COVID-19, me këtë rend dite:
1- Informim nga Shtabi komunal i emergjencave mbi rrjedhën e punës dhe masat që janë mdërmarrë për parandalimin e virusit.
2- Informim i detajuar nga SPB-Grupçin mbi situatën aktuale nga tereni
3-Informim nga Punkti diagnostifikues mbi gjendjen me të prekurit nga virusi.
4-Informim mbi menaxhimin e situatës nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim
5-Informim nga Kryqi i Kuq mbi përgaditjen dhe angazhimin për të ju dalë në ndihmë nevojtarëve.
6-Të ndryshme.
Kryetari Blerim Sejdiu, informoi të gjithë të pranishmit se shtabi ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura preventive për parandalimin e shpërmdarjes së virusit duke bërë fillimisht dezinfektimin e të gjithë shkollave në komunën e Zhelinës, përfshirë godinën e komunës, e më pastaj edhe të gjithë rrugët primare dhe sekondare të fshatrave përreth.
Në këtë rast kishte propozime të ndryshme mbi koordinimin dhe gadishmërinë e përgjithshme nga të gjithë pjesëmarrësit për të qenë aktiv dhe në dispozicion, për të përballuar çdo sfidë së bashku në këto momente kritike për gjithësecilin.
U propozua grumbullimi i ndihmave për tu solidarizuar me familjet në nevojë si dhe gadishmëria e shtabit të emergjencave për çdo nevojë qytetare.
Gjithmonë në gatishmëri!
Komuna e Zhelinës
Last modified: 27/03/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut