Lajme, Njoftime

Sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi për lehtësime të lëvizjes së qytetarëve bazuar në rekomandimet e Komisonit për sëmundje ngjitëse.

Lëvizja e popullatës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të jetë e kufizuar nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit nga e hëna deri të premten.
Gjatë vikendeve lëvizja e qyterarëve do të kufizohet nga ora 15:00 ditën e shtunë deri në orën 5:00 të mëngjesit të ditës së hënë.

Lëvizja e qytetarëve të moshës mbi 67 vjet nga e Hëna deri të Premten, në periudhën kohore prej orës 12:00 deri në orën 5:00 të ditës së ardhshme do të jetë e kufizuar!
Gjatë vikendeve nga ora 11:00 ditën e shtunë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

Të rinjtë deri në moshën 18 vjet, nga e Hëna deri të Premten, në periudhën kohore 19:00 deri 13:00 të ditës së ardhshme nuk do të mund të lëvizin.
Gjatë vikendeve ndalohet lëvizja ditën e shtunë nga ora 05:00 deri ora 13:00 dhe nga ora 15:00 deri ora 05:00 ditën e hënë.

Ndalohet lëvizja e automjeteve të transportit publik në territorin e Republikës se Maqedonisë së Veriut, nga ora 19:00 deri 05:00 të ditën e nesërme.
Vendimet hyjnë në fuqi nga data 23.04.2020

Comments are closed.

Close Search Window