27/04/2020| Fotogaleri, Lajme, Njoftime
Thonë: Kur ke Dëshirë, i gjen edhe mundësitë!
Duke e pasur parasysh situatën e krijuar nga pandemia e virusit, që rezultoi në mbylljen e shkollave dhe detyrimit të nxënësve që mësimet t’i ndjekin online, një pjesë e konsiderueshme e nxënësve në mungesë të pajisjeve adekuate, ngelën jashtë procesit arsimorë.
Sot, një gjë të tillë, (një pjese të konsiderueshme të nxënësve tanë) ua mundëson që t’i ndjekin mësimet online, kompania “Ecolog International” respektivisht donacion i dhuruar nga familja Destani.
Familja Destani Komunës së Zhelinës i shpërndau 35 aparate tabletë, të cilat do t’iu shpërndahen nxënësve të cilët nuk kanë mundësi t’i ndjekin mësimet online, për shkak të statusit të rëndë social.
Në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Zhelinës, e në veçanti prindërve të këtyre nxënësve, e Falenderojmë thellësisht si dhe duke shprehur mirënjohje ndaj familjen Destani që këtyre fëmijëve u solli gëzim dhe ua mundësoi ndjekjen e procesit edukativo-arsimor online.
P.s. Duke e pasur parasysh se numri i nxënësve të cilat nuk kanë pajisje adekuate është më i madh se 35 (të dhëna sipas drejtorive të caktuara), këto aparate do t’iu shpërndahen rasteve më të rënda sociale, e që përparësi në këto raste do të kenë nxënësit më të shkëlqyer.
KOMUNA E ZHELINËS
Zyra për informim
Last modified: 27/04/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut