Është jokorrekte ora policore edhe për Komunën e Zhelinës.
Bazuar në numrin gjithnjë në rritje të të infektuarve me Covid-19 (sot 101), Qeveria sot vendosi për rikthimin e orës policore në disa qytete të vendit ku numri i të infektuarëve është më i madh, në komunat: Shkup, Haraqinë, Sopishtë, Tetovë, Tearcë, Zhelinë, Bogovinë, Bërvenicë, Jegunovcë, Kumanovë, Likovë, dhe Shtip.
Ora policore do të aplikohet nga dita e Enjte në ora 21:00 deri ditën e Hënë ora 05:00.
Komuna e Zhelinës vlerëson se ky vendim nga Ministria e punëve të brendshme është jo i drejtë. Edhe pse Komuna e Zhelinës nuk ka shënuar asnjë rast me Covid-19, përsëri trajtohet njëjtë me komunat tjera ku numri i personave me Covid19 është në rritje.
Zhelina ankohet për orën policore! Sejdiu: 10 ditët e fundit s’kemi asnjë rast me Covid-19#Zhelina ankohet për orën policore! #Sejdiu: 10 ditët e fundit s’kemi asnjë rast me #Covid19
Posted by TV21 on Thursday, June 4, 2020
Last modified: 04/06/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut