Lajme, Njoftime

Të nderuar bashkëqytetarë,

Sot, në Komunën e Zhelinës u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit komunal të Krizës, në prani të Qendrës për menaxhim me krizat, Mjekëve amë, SPB-Grupçin, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Kryqi i Kuq-Tetovë, me rend dite:

-Informim i pjesëmarrësve me punën dhe masat e ndërmarra nga ana e Shtabit në lidhje me pandeminë.

-Informim i detajuar nga ana e QMK-Tetovë, mbi rrjedhën e deritanishme dhe rekomandimet e protokolleve në vazhdën e parandalimit të përhapjes së pandemisë.

-Informim dhe rekomandim nga Mjekët amë për parandalim të përhapjes dhe sensibilizim të qytetarëve tanë mbi situatën.

-Informim nga ana e SPB-Grupçin, mbi numrin e të infektuarve dhe masat e ndërmarra gjatë kësaj faze.

-Informim nga Kryqi i Kuq-Tetovë mbi iniciativat e ndërmarra për të ju dalë në ndihmë familjeve të margjinalizuara.

-Informim nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Kryetari Blerim Sejdiu, u shpreh se fatmirësisht nuk kemi asnjë rast aktiv me Covid-19, në komunën tonë, duke informuar njëkohësisht të gjithë të pranishmit se shtabi ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për parandalimin e shpërndarjes së virusit Covid-19, duke bërë fillimisht dezinfektimin e të gjithë hapësirave publike në komunën e Zhelinës, e më pastaj edhe të gjithë rrugët primare dhe sekondare të fshatrave përreth. Gjithashtu, potencoi edhe aktivitetet e shumta të ndërmarra në bashkëpunim me kompanitë vendore dhe vullnetarët për organizimin, grumbullimin dhe shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjenike për familjet në nevojë. Njëkohësisht, apeloi deri tek të gjithë organet kompetente për përgjegjësi publike dhe të gjithë qytetarët që sa më shumë të ju përmbahemi rekomandimeve, që sa më parë dhe më me pak pasoja ta tejkalojmë këtë situatë. Sensibilizimi i qytetarëve tanë është shumë i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit dhe për të tejkaluar këtë situatë problematike.

Komuna e Zhelinës

Zyra për informim

Comments are closed.

Close Search Window