Lajme, Njoftime

Ndonëse e hënë, kjo javë fillon mbarë për vetë faktin që vulosim edhe një bashkëpunim të radhës. Duke respektuar si zakonisht masat mbrojtëse, në një takim miqësor me përfaqësues të asociacionit Multikultura, diskutuam për mënyrat dhe format e bashkëpunimit në periudhën në vijim. Nga ky takim rezultoi edhe nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim, që përmban disa komponenta dhe aktivitete në fusha të ndryshme, ndër të cilat mund të nënvizojmë:

1 përmirësimin e dialogut social;

2 pjesëmarrje aktive e të rinjve (mundësi për formimin e një këshilli rinor);

3 bashkëpunim reciprok në fushën e pregatitjes së dokumenteve strategjike, dhe fusha të tjera relevante.

Zhelina vazhdon të jetë mikëpritëse, dhe gjithmonë e hapur për bashkëpunim

Comments are closed.

Close Search Window