Lajme, Njoftime

Duke marrë parasysh kërkesat/ankesat e raportuara nga qytetarët në lidhje me problemet me ndriçimin publik, tashmë edhe zyrtarisht u mbyll procedura e tenderimit, dhe në këtë rast, ashtu siç është diskutuar edhe më herët, synimi ynë është të sigurohet mirëmbajtje dhe intervenim në kohë për çfarëdo lloj problematike. Kompania kontraktuese e cila do të angazhohet për mirëmbajtjen dhe rregullimin e ndriçimit publik, do të jetë e pranishme në teren për të intervenuar në kohë. Qytetarët mund të raportojnë defektet dhe të paraqesin rastet në çdo kohë dhe në çdo vend.

Kërkojmë ndjesë për vonesat eventuale të deritanishme, duke ju siguruar që do të vazhdojmë t’ju përgjigjemi kërkesave tuaja në vazhdimësi, në çdo lagje dhe vendbanim.

Komuna e Zhelinës,

Zyra për informim

Comments are closed.

Close Search Window