Lajme, Njoftime

Nga punimet që janë realizuar për ndërtimin e gazsjellësit në fshatin Leshnicë e Epërme, si pasojë është dëmtuar një pjesë e rrugës në këtë zonë. Ashtu siç kemi vepruar në vazhdimësi, intervenojmë në kohë që kjo rrugë të rregullohet sa më shpejtë që është e mundur. Për të inspektuar punimet e riparimit të kësaj rruge, i pranishëm në teren ishte kryetari i komunës së Zhelinës, z.Blerim Sejdiu, për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve në këtë rrugë. Do të punohet intensivisht deri në riparimin e plotë të kësaj rruge. Jemi aty për Leshnicën, dhe gjithë vendbanimet tjera.

Ndjesë banorëve për bllokimin e trafikut, duke ju premtuar që kjo rrugë do të jetë funksionale së shpejti.

Comments are closed.

Close Search Window