Sot (05.10.2020) nga sh.f “Ibrahim Temo” në fshatin Strimnicë, në një ambient krejtësisht të ri dhe festiv, mirëpritëm filloristët e rinjë, të cilët do të ndjekin mësimin në këtë shkollë.
Kryetari i komunës z.Blerim Sejdiu, Ju uroi fillimisht shëndet dhe shumë suksese në mësime me shpresë që vitin e ardhshëm do festojmë me kushte më të mira pa protokolle pandemie.
Kryetari Sejdiu prezantoi përfundimin e punimeve të rikonstruimit të shkollës me mjetet e siguruara nga UNOPS, me kofinancim nga komuna e Zhelinës. Me realizimin e këtij projekti, nxënësit do të kenë kushte shumë më të mira edhe higjienike për të zhvilluar mësimin me prezencë fizike në këtë gjendje pandemie.
Qoft i mbarë ky vit dhe i suksesshëm për të gjithë!
Urime dhe suksese!
Last modified: 05/10/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut