23/10/2020| Fotogaleri, Lajme, Njoftime
Një ditë e veçantë sot për banorët e fshatit Trebosh, parku i cili tashmë mban emrin “Sheshi i Plisave”, u përurua me një hapje solemne në prani të kryetarit të komunës së Zhelinës, zotëri Blerim Sejdiu dhe zotëri Vesel Ahmeti, nderi i komunës së Zhelinës dhe njëherit investitor i projektit në fjalë. Ky park simbolizon përkushtimin e mërgimtarëve tanë të cilët kujdesen për mirëqeninen e qytetarëve tanë, ata të cilët me mendje e zemër janë në vendlindjet e tyre.
Krahas këtij projekti, në bashkëpunim dhe me kofinancim të komunës së Zhelinës, familja Ahmeti ka investuar edhe në asfaltimin e rrugës në fshatin Trebosh. Rruga është e gjatë 350 metra, gjerësia është 5.5 metra kurse trotuaret nga të dyja anët janë me gjerësi 1.2 metra. Vlera e përgjithshme kap shumën e afro 54 mijë eurove. Familja Ahmedi sot është shëndruar në simbolin e gjallë të bujarisë dhe humanitetit në Komunën tonë.
Urime dhe faleminderit banorëve të Treboshit dhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë projekt.
Last modified: 23/10/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut