Lajme, Njoftime

Duke u mbështetur në vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të sjellë në seancën e 13-të, më datë 20.10.2020, për shkak të situatës së krijuar si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me COVID, jemi të obliguar të reduktojmë lëvizjet dhe numrin e administratës.

Ju njoftojmë se konform vendimit dhe rekomandimeve të Qeverisë, do të funksionojmë me numër të reduktuar të administratës me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të kësaj sëmundje infektive. Ju lutemi që të minimizoni kontaktin e drejtpërdrejtë sa më shumë që të jetë e mundur, duke respektuar njëkohësisht masat dhe rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive.

Komuna e Zhelinës,

Zyra për informim

Comments are closed.

Close Search Window