12/11/2020| Fotogaleri, Lajme, Njoftime, NPK
Sot, me vizitën e tyre na nderuan Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomisë se ujrave z.Arjanit Hoxha, Shkëlqesia e Tij Ambasadori i R.së Turqisë në Shkup z.Hasan Mehmet Sekizkok si dhe Kordinatori i TIKA për Maqedoni z.Halim Omer Soğut, ku sëbashku mbollëm 250 fidanë të dhuruar nga Ambasada e Republikës së Turqisë, rreth lumit Vardar respektivisht pranë “Urës së lotëve” në Zhelinë, e cila daton nga koha e Perandorisë osmane dhe e trashëguar me shekuj nga para-ardhësit tanë.
Në këtë mënyrë ne simbolikisht shënuam 11 Nëntorin – ditën e pyllëzimit në Republikën e Turqisë, e cila këtë vit festohet për herë të dytë, nën moton “Fryma e së Ardhmes”.
Ky aksion pyllëzimi, përveç në vendin tonë, do të festohet sot edhe në disa vende tjera të Ballkanit, Azisë dhe Afrikës.
Në këtë ditë morrën pjesë edhe përfaqesuesit e Fondacionit ‘Maarif’ në krye me z. Mustafa Dillioglu, Ali Sedat Aslan dhe Murat Kordemir bashkë me nxënësit e ciklit të ulët.
Në këtë event drejtëpërdrejtë përmes rrjeteve teknologjike ishte i kyçur edhe Presidenti i Republikës së Turqisë z.Rexhep T.Erdogan, i cili e përshëndeti këtë ngjarje.
https://www.facebook.com/Zhelina.Municipality/videos/420618979107044/
Last modified: 12/11/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut