21/04/2021| Fotogaleri, Lajme, Njoftime
Kryetari i komunës së Zhelinës z. Blerim Sejdiu me zv. Ministrin e Kulturës z. Sedat Sulejmani në hapësirat e Ministrisë së Kulturës nënshkruan vendimin për pranimin e mjeteve për fillimin e ndërtimit të Qendrës për Kulturë në Zhelinë. Këto mjete i transferohen Komunës së Zhelinës për fazën e parë të punimeve. Pas shumë pengesave më në fund edhe qytetarët e Komunës së Zhelinës me të drejtë do ti gëzohen këtij projekti që do jetë në shërbim të gjithë qytetarëve e në veçanti rinisë tonë ku do të mund të kryejnë aktivitete të shumta kulturore-artistike duke i dhënë një dimension tjetër zhvillimit të kulturës në komunën tonë.
Ta gëzojmë të gjithë…
Last modified: 21/04/2021
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut