Kompanitë e Bizneseve në komunën e Zhelinës, kanë qenë dhe janë, kontribuesit më të mëdhenj të zhvillimit të vendit tonë dhe zbutjes së papunësisë. Fatkeqësisht, ata shpesh herë, edhe janë keqpërdorur nga eksponent të ndryshëm politik, në periudha të caktuara, për arritjen e qëllimeve të ndonjë individi në fushatë zgjedhore.
Kjo praktikë që ishte krijuar nga tjerët në komunën tonë, afaristëve vetëm dëme ju ka sjellur, por dobi thuajse asnjëherë!
Dhe ne, gjatë gjithë kohës kemi punuar që afaristët tanë të jenë të lirë e papengesa. Ata duhet të jenë të kujdesshëm nga “përk’dhelja” parazgjedhore me prapavija politike.
Që në ditën e parë thamë se, me ardhjen tonë bizneset do të çlirohen nga haraçi e frika. Ata duhet të jetë të lirë në veprimtarinë e tyre, duke mos i penguar aspak dhe askush. Përkundrazi, ata duhet ndihmuar me të gjithë kapacitetin tonë institucional që të qëndrojnë të fuqishëm duke mundësuar hapjen edhe më shumë vende të reja të punës, dhe kështu ritjen e mirëqenies së përgjithshme.
Komuna e Zhelinës me ne, gjithmonë do të jetë në krah dhe shërbim të bizneseve që gravitojnë tek ne.
Ditë ende më të mira do të vijnë!
Last modified: 01/07/2021
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: komunazh@gmail.com & info@zhelina.gov.mk
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut