Lajme, Njoftime

Qytetarë të nderuar,
para ca ditësh u publikua Indeksi i transparencës buxhetore për fiskalizim të vitit 2020-2021, dhe në këtë listë Komuna e Zhelinës për së pari herë në historinë e saj, rangohet e para komunë rurale në Maqedoninë e Veriut respektivisht në top komunat në shtetin tonë. Pra, ndryshe siç ishim mësuar ta shohim, çdoherë diku kah fundi i rang-listës.

Ne mund të flasim çfarë të duam, por kur flasin argumentet, fjalët heshtin!
Ditëve në vazhdim, do të publikojmë edhe Indeksin e rangimit të insitucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut, për transparencë aktive e përpunuar nga Qendra për Komunikim qytetarë e financuar nga USAID.

Comments are closed.

Close Search Window