06/09/2021| Fotogaleri, Lajme, Njoftime
Sot me datë 06.09.2021, nën prezencë të kryetarit të partisë Bilall Kasami, zv/ ministrit të Kulturës Sedat Sulejmani, zv/ ministrit Arafat Shabani, nënkryetarit Kastriot Rexhepi, sekretarit organizativ Adnan Azizi si dhe bashkëpartiakun Artan Etemi hodhëm gurëthemelin e Shtëpisë së Kulturës- Qendër Rinore në fshatin Zhelinë. Kjo Qendër Rinore e cila përveçse do të ju shërbejë të rrinjëve e të rrejave të komunës sonë, e veçanta e sajë është se, falë insistimit të liderit të partisë sonë, prof. Bilall Kasami kjo Qendër do të marrë epitetin e një Shtëpie Kulture të menaxhuar nga vetë Qeveria dhe institucioni përkatës. Pra, të punësuarit aty do të jenë me vendime të përhershme dhe nën menaxhim të Ministrisë e cila e ka obligim të mirëmbajë objektin dhe punëtorët aty.
Të nderuar qytetarë, kjo nuk është e fundit. Projektet tona në dobi të të gjithë juve nuk do kenë të ndalur, dhe se #mekaKREJT do të jemi në shërbim të juajin, për një komunë të zhvilluar e urbane.
Last modified: 06/09/2021
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut