Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Komuna e Zhelinës është duke realizuar për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, Projektin për përkujdesjen e të moshuarve në kushte shtëpiake.
Këtë Projekt e bën të veçantë vetë menyra e realizimit – shërbime sociale në shtëpi.
Ky Projekti për qëllim ka përmirësimin e shërbimeve sociale, përkujdesje e të moshuarve në kushte shtëpiake. Projekti financohet nga Banka Botërore përmes Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.
Projekt përfshinë ndihmë dhe përkujdesje për pleqtë të kategorisë sociale dhe do të mbulojë aktivitete të jetës së përditshme, deri në 80 orë në muaj, për persona të moshës së thyer, të cilët nuk mund të kujdesen për veten, me qëllim që të vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre për të pasur një jetë të pavarur në bashkësi.
Ky projekt për herë të parë në komunën e Zhelinës realizohet në bashkëpunim me organizatën “Milenium”.
Në Komunën e Zhelinës nga ky projekt do të përfitojnë rreth 30 familje, të cilëve ju ofrohen shërbime sociale, e cila siguron ndihmë në plotësimin e nevojave elementare (higjienë personale, mbathje, përgatitje e ushqimit, blerje e produkteve ushqimore, dhënie e terapisë personale, përkujdesje maksimale).

VIDEO:

https://fb.watch/bWEzF6ZvTi/

Comments are closed.

Close Search Window