21/09/2022| Fotogaleri, Lajme, Njoftime
Në komunë të Zhelinës u mbajt mbledhja e Qendrës për Zhvillim të rajonit planor të Pollogut ku diskutuam për shumë tema të rëndësishme që tangojnë për çdo ditë qytetarët tanë.
Me përfaqësues nga ambasada e Sllovenisë në RMV si dhe investitorë slloven përpara nesh na u paraqit projekti që do të zgjidhte problemin e mbeturinave, pra, projekti “Menaxhimi i mbeturinave inerte në Pollog” nga kompania sllovene WTE (West To Energy) investim ky i paraparë në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë.
Problemi tjetër që gjen zgjidhje e që tangon qytetarët tanë me vite është projekti i trajtimit të qenve endacak, projekt ky që me fondet ndërkombëtare dhe me mbështetje të komunave të rajonit të Pollogut, do të ndërtohet një qendër e trajtimit të tyre në komunën e Vrapçishtit.
Së bashku me komunat e Pollogut, kërkuam nga MASH që për shkak të krizës energjetike, pushimi dimëror për shkollat fillore të zgjatet si dhe bashkarisht me komunat e Pollogut të ndërmerret qëndrim për rekstrikcione të ndiriçimit publik.
Last modified: 21/09/2022
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut