Të dashur nxënës e prindër!
Të nderuar mësues,
Urimet më të mira për fillimin e vitit shkollor 2022/2023!
Dëshiroj t’ju drejtohem sot të gjithëve për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023, në emrin tim personal dhe në emër të komunës së Zhelinës, e t’ju shpreh urimet më të sinqerta, duke synuar të kemi një vit më të mbarë shkollor, më produktiv dhe shumë të sukseshëm.
Urimi më i veçantë është padyshim edhe për ata që sot për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës të cilët më këtë rast fillojnë një etapë të re të jetës së tyre, për çka ju urojmë suksese.
Uroj që nxënësit të kenë suksese, ndërsa prindërve të tyre ta ndjejnë suksesin e tyre dhe të jenë krenarë.
Urime e suksese në vitin e ri shkollor 2022/2023!
I juaji,
kryetari i komunës së Zhelinës z.Blerim Sejdiu
Last modified: 01/09/2022
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: komunazh@gmail.com & info@zhelina.gov.mk
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut