Lajme, Njoftime

I shpreh mirënjohjen time në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Zhelinës Ambasadorit të Japonisë, Shkëlqësisë së Tij z. Sawada Hironori, si dhe popullit mik Japonez të cilët vazhdimisht janë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Maqedoninë e Veriut.
Projekti për Sigurimin e një eskavatori në kuadër të Asistencës së Granteve të Japonisë për Projektet e Sigurisë Njerëzore në bazë të ( programit GGP ) është donacioni i parë nga Ambasada Japoneze për Komunën e Zhelinës.
Me këtë pajisje ndërrmarja komunale “Mirëmbajtja” e komunës së Zhelinës tanimë po kontribon duke realizuar shumë punë në të gjithë teritorin e komunës së Zhelinës.
Nga pranimi i eskavatorit janë realizuar shumë aktivitete me rëndësi të madhe për komunën tonë, janë sanuar shumë defekte në sistemin e ujësjellësit dhe sistemin e ujrave të zeza në çdo fshat ku kemi të instaliar sistem për ujësjellës dhe kanalizim.
Gjithashtu eskavatori është shfrytëzuar mjaftueshëm edhe për pastrimin e deponive në disa fshatra të komunës si dhe në pastrimin e lumejve nga vërshimet.
Gjatë kohës së dimrit,pasi pozita gjeografike e komunës është e prirur për borë të rëndë, Eskivatori i dhuruar do të përdoret për të pastruar infrastrukturën rrugore duke lejuar trafikun të sigurtë si dhe për të rritur sigurinë për të gjithë popullin në përgjithësi e në veçanti të venbanimeve malore.
Shpresoj se do të kemi bashkëpunim dhe ndihmë të mëtejshme nga Ambasada e Japonisë duke realizuar shumë projekte të tjera të cilat do të kontribuojnë për mirëqenien e qytetarëve të komunës sonë.

https://fb.watch/grwS0gjATA/

Comments are closed.

Close Search Window