Të dashur bashkëqytetarë,
Teksa po i afrohemi fundit të këtij viti, dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast, të uroj çdo familje e qytetarë të Komunës së Zhelinës dhe gjithandej ku janë shqiptarët, Gëzuar Vitin e Ri 2023.
Uroj që viti i ri t’ju sjell sa më shumë lumturi në familjet tuaja dhe çdo ditë e këtij viti të jetë e mbushur me gëzime për të gjithë, prindër, fëmijë, motra e vëllezër. Ju falenderoj të gjithëve që beni për familjet e juaja dhe komunitetin, duke i kuptuar të gjithë për problemet dhe vështirësitë me të cilat ndeshen çdo ditë. Dëshiroj t’ju them se mirëpres kontributin e secilit për të përballuar sfidat e së ardhmes dhe për të bërë më të mirën këtë vit të ri në shërbim të prosperitetit, begatisë dhe zhvillimit të komunës sonë.
Në këtë prag ndërrimi vitesh, jam pranë secilit prej jush kudo që jeni, që nga fshati më i thellë e deri tek çdo familje në nevojë; nga fëmija e deri tek i moshuari pranë sofrave të kujtimeve; e nga mërgimtarët që dergjen mes mallit për vendlindje e deri tek nënat, gratë e të rejat që falin jetë; tek nxënësit e studentët e talentuar të Komunës së Zhelinës; tek punonjësit e krahut, sipërmarrësit e tregtarët e deri tek arsimtarët, këshilltarët, e administratorët e palodhur komunal. Kudo që ndodhesh ti, je Zhelina jonë!
Ju më bëni të ndjehem krenar si Kryetar i Komunës së Zhelinës, për vlerat që mëshiron secili prej jush, ndaj jam i nderuar t’i shërbej secilit prej jush!
Gëzuar Vitin e Ri!
I Juaji,
Blerim Sejdiu
Last modified: 09/01/2023
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut