Të dashur të pranishëm,
Ju faleminderit që ndajtët kohë nga koha juaj e punës për të marrë pjesë në këtë forum të afaristëve nga Komuna e Zhelinës, që organizohet nga ALBIZ, USAID dhe Komuna e Zhelines.
Qëllimi i këtij takimi nuk është vetëm formal por edhe përmbajtësor. Synimi kryesor i kësaj iniciative gjithmonë në fokus do ketë mbrojtjen e produktit dhe sigurisë së biznesit tuaj, si dhe indentifikimin e sfidave afariste duke arritur që me bashkëpunimin e ndërsjelltë: Biznes 》sektor civil 》Komunë, të gjenden zgjidhjet e nevojshme për tejkalimin e sfidave te caktuara.
Komuna e Zhelinës, sa i përket afarizmit si dhe ritjes së kapacitetit prodhues, dallon nga komunat tjera rurale në rajonin e Pollgut dhe më gjërë. Afarizmi në komunën e Zhelinës, është duke u ngritur dhe zhvilluar me hapa shumë dinamik dhe premtues, dhe për këtë çdo lëvdatë ju adresohet juve dhe punës suaj.
Ky potencial vlersojmë se duhet të identifikohet saktë, organizohet, menaxhohet dhe shfrytëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme, që jo vetëm komuna dhe ju, por edhe shoqeria respektivisht qytetarët tanë të kenë dobi direkte nga ky potencial biznesor që i jep kuptim Komunës së Zhelinës.
Si kryetar i Komunës së Zhelinës, pra komunës ku ju paguani taksat dhe kontributet e tjera, ndjehem krenarë që jeni pjesë e jona, dhe ndjej obligim t’ju falenderoj që kontribuoni drejtëpërdrejtë në lëvizjen dhe zhvillimin e ekonomisë të vendit tonë duke ndikuar kështu në ngritjen standardit jetësor të qytetarëve tanë dhe komunitetit ku jetojmë.
Vërtetë atë që duam është, që të kemi një komunë të zhvilluar dhe për këtë jemi të angazhuar fort që të ndërtojmë infrastrukturën e nevojshme, rreth hapësirës biznesore por edhe në çdo vendbanim të Komunës së Zhelinës, me qëllim që qytetarët tanë dhe veprimtaria afariste të kenë rrugë sa më të mirëndërtuara për qarkullim të lirë dhe papengesa, qasje sa më të lehtë në rrugët lokale, regjionale dhe Autostradë. Sinjalistika rrugore sot, në Komunën e Zhelinës është ndërtuar me këtë qëllim, që tjua lehtësojë qarkullimin juve dhe qytetarëve tanë. Është ndërtuar rrjet i ujësjellësit dhe kanalizimit, rrjet optik dhe rrugë e re, në zonën biznesore ku ju jeni më të fokusuar me veprimtarinë e biznesit tuaj dhe ky trend i ndërtimit të infrastrukturës do vazhdojë të zgjerohet edhe në pjesët apo zonat tjera të Komunës, ku ne planifikojmë të stimulojmë zhvillimin afarizmit. Kemi strategji të qartë se çfarê i duhet infrastrukturës biznesore dhe cilët zona duhet të zhvillohen në vitet në vijim.
Potenciali infrastrukturor i Komunës së Zhelinës do të shfrytëzohet në çdo skaj dhe maksimalisht, me qëllim ritjes së zhvillimit ekonomik dhe prodhues. Duam qe bashkarisht me ju, te investojme ne pregatitjen e fuqise se re puntore, me “Dual programet” e caktuara, të edukojmë gjeneratat e reja duke i pregatitur dhe shfrytezuar si Resursin më të çmuar që kemi, drejtë ndërtimit të një afarizmi të sigurtë dhe premtues.
Psh. sot në kohën që jetojmê, shumica e shteteve evopiane aplikojnë “shkollimi dual” i cili mundêson bashkëpunim midis sektorit privat dhe arsimit, ku nxënësit kombinojnë shkollën me mësimin praktik në rrethana pune. Kjo sjell fuqi punëtore të sigurtë dhe më të prirur, kompani më konkuruese, ekonomi më të fortë dhe rinisë i jep një perspektivë profesionale dhe punësim të denjë. Keto programe, tashme kane filluar te aplikohen edhe ne Maqedonine e Veriut.
Me projektin e perbashket “Investime me ndikim shoqëror në komunitet”, i cili implenton fondacioni “Albiz”, me financim të USAID dhe Komuna e Zhelinës, sot ndertohet faza e dyte e ujësjellësit ne vendbanim ne Komunen e Zhelines.
Dhe per fund, llogaridhenie, transparence dhe perkushtim.
Në hulumtimin e USAID përmes Metamorfosis që u realizua në vitin 2021 Komuna e Zhelinës rradhitet komuna e parë për Integritetit në nivel të gjithë Maqedonisë së Veriut duke lënë pas të gjitha komunat tjera, poashtu jemi komunë ndër të parat me llogaridhënie, transparencë apo qasje ndaj qytetarëve.
Punen tone sot, e dëshmojnë Institucionet më të larta ndërkombëtare si USAID, te cilët bëjnë matjet më të realta ndaj punës dhe përkushtimit tonë të përbashkët për të sjellur komunën tonë në piedestalin e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies.
Ju sigurojme se puna dhe perkushtimi yne per nje komune te zhvilluar dhe transparente do te vazhdoje edhe me tej duke ndertuar nje standart jetesor me te mire per qytetaret tane.
Ju faleminderit!
Last modified: 30/05/2023
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut